Superkupa e Gjermanisë/ Sezoni nis me ndeshjen Dortmund-Bayern

Sezoni i ri futbollistik në Gjermani nis sot zyrtarisht me finalen e Superkupës që do të luhet mes 2 superfuqive të Bundesligës, Bayernit të Mynihut dhe Borusias së Dortmundit, në Signal Iduna Park.

Kjo ndeshje do të jetë prova e zjarrit për verdhezinjtë e Borusias, që kanë pësuar ndryshime me këta të fundit, që do të kërkojnë t’i japin fund hegjemonisë së skuadrës së Bayernit të Mynihut.

Si Borusia ashtu edhe Bayerni i Mynihut përballen me disa mungesa për këtë sfidë të superkupës së Gjermanisë. Kështu skuadra e Dortmundit e drejtuar nga Lucien Favre nuk do të ketë në dispozicion Brandt, Thorgen Hazard, Burki dhe Morey, megjithatë nuk i mungojnë lojtarët cilësore.

Nga ana e tij Bayerni, që vjen pas humbjes me Tottenhamin në finalen e Audi Cup, përveç të larguarve, Robben e Ribery nuk do të ketë në fushën e lojës Lucas Hernandez, Serge Gnabry dhe Kinglsey Coman, të gjithë për arsye dëmtimi.

Vlen të përmendet emri i Mats Hummels që u rikthye te Borussia e Dortmundi pasi kaloi 3 sezone te skuadra bavareze, një lëvizje kjo që u krye pasi Bayerni siguroi shërbimin e Lucas Hernandez nga Atletico Madrid për 80 milionë euro. Hummels do të ketë detyrën që ta japë eksperiencën e tij te verdhezinjtë për të ndihmuar Dortmundin të frenojë vrullin e Bayernit që në fund të sezonit të kaluar fitoi titullin e 7 radhazi në Bundesligë./Topchannel

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne