Shqiperia Sociale

Superskandal, ushqime të skaduara në mencat e bashkisë së Tiranës!

Duket se ushqimet e skaduara të supermarketeve po përbëjnë burimin kryesor të furnizimit të mencave falas të Bashkisë së Tiranës, ku kryesisht ulen fëmijët e uritur të lagjeve rome.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, në profilin e tij, me këtë reagim: “Superskandal! Lal Plehu helmon të varfrit me ushqimet e skaduara! Lexoni denoncimin e krimit të shëmtuar nga qytetari dixhital.”

Z. Berisha, mirëdita.

Doja të bëja publik një shëmti të padëgjuar ndonjëherë. Në mencat falas për të varfrit të Bashkisë Tiranë shërbehet ushqim i skaduar. Sot në marketin e lagjes ku banoj, gocat që punonin aty po selektonin ushqimet (makarona, oriz, konserva, etj) dhe ato me datë skadimi të kaluar po i vendosnin në disa kuti kartoni.

Kurioziteti më shtyu t’i pyes se çfarë do t’i bënin këto ushqime të skaduara dhe njera nga gocat më psherëtiu në konfidencë që shefi (supozoj që e kishte për pronarin e marketit) na ka porositur t’i paketojmë se do t’ia dërgojmë bashkisë, sepse atyre u duhen për mencat e të varfërve.
Nuk ka pështirosje më të madhe kur mendon që Kryetari i bashkisë bën bamirësi, i helmon më mirë, të varfrit me mallra të skaduara.
Nuk gjej fjalë të tjera për të komentuar më tej, por Zoti vëntë dorë sepse s’di a ka njeri që i kontrollon këta pseudo bamirës. Turp, turp dhe vetëm turp.

Ps.Nuk po vendos adresën e marketit, për të mos dekonspiruar burimin.

 

/27.al

OPINIONE