Surpriza kurth që i bën Çani-Ramës

Rikthimi i Edi Ramës në emisionin “Zonë e Lirë” ku mungon prej 7 vitesh nuk mund të kalonte pa surpriza. Dhe për këtë ka menduar vetë moderatori i emisionit Arian Çani. Nisur nga fushata e kryeministrit i cili po i kërkon shqiptarëve një votë plebishitare për ti lënë atij dhe PS të vetëm timonin e qeverisjes, Çani ka pasur një ide origjinale. Ai ka shkuar vetë në një varrezë makinash dhe i ka shkulur timonin një makine të vjetër, dhe atë e ka mbajtur poshtë tavolinës së tij. “Ke disa javë që kërkon një timon ja ku e ke dhuratë nga “zona” – ka qenë ideja e Çanit. Kështu me këtë rast edhe nëse shqiptarët nuk i japin më 25 qershor më shumë se 70 vota, falë drejtuesit të “Zonë e Lirë”, kryeministri nuk do të mbetet pa asnjë timon.

Pasi Rama mori timon në dorë, Çani i tregoi pjesën bosh në mes, aty ku qëndron airbag-u.

“Shiko, po të dhuroj këtë timon, është timon Benz-i, unë e di që ti s’i jep makinës, por është dhuratë simbolike. Nuk ka Airbag se këtu ka qenë Ilir Meta, këtu është bosh, o e zë Meta o Basha, po u përplase nuk ka kush të mbron tani, do e mbash?” – pyeti Çani kryeministrin.

Rama e pranoi dhuratën e gazetarit dhe i premtoi se do e mbante.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne