Surprizon Ronaldo, njofton largimin nga Reali: Ishte bukur të qëndroja në Madrid…

Ylli portugez Cristiano Ronaldo, u ka futur të dridhurat tifozëve madrilenë menjëherë sapo kanë fituar Championsin. Në deklaratën e tij ai ka dhënë sinjale të forta lamtumire, çka ka bërë jehonë në të gjitha mediat ndërkombëtare.

“Kjo është ajo për të cilën kemi punuar dhe që e kemi pritur. E dinim që do të ishte e vështirë, por ne e merituam që të triumfonim në këtë mbrëmje. Finalet janë gjithmonë të komplikuara, por ne ja dolëm me meritë. Kemi bërë historinë. Ishte bukur të qëndroja në Madrid. Në të ardhmen do t’u jap një përgjigje tifozëve që më kanë qëndruar gjithnjë pranë.”, ka deklaruar portugezi i Real Madridit në fund të ndeshjes finale në Kiev.

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne