Survejimi amerikan i mediave sociale godet padrejtesisht muslimanët

Një program monitorimi i mediave sociale i përdorur nga Departamenti i Policisë së Bostonit për të identifikuar kërcënimet e mundshme përfshiu postimet e personave qe përdornin hashtagun #MuslimLivesMatter dhe një përditësim të Facebookut për pabarazinë racore, tha një raport i lëshuar të mërkurën nga Bashkimi Amerikan i Lirive Civile të Masaçusetsit (ACLU).

ACLU thotë në një raport të bazuar në dokumentet e siguruara që përdorimi i programit Geofeedias për gërmime në internet nga Departamenti i Policisë nuk sjell shumë dobi për sigurinë publike, ndërsa në mënyrë të padrejtë ai përqendrohet tek myslimanët. Policia e Bostonit thotë se përfundimet e ACLU-së janë të gabuara dhe se programi ndihmoi policinë të monitoronte me sukses ngjarjet që mund të çonin në protesta te dhunshme që do përbënin kërcënim për sigurinë.

“Fokusimi ynë kryesor në të gjithë këtë është vetëm siguria publike, duke mos synuar fjalën e lirë dhe lidhjet politike të njerëzve”, tha Lt. Det. Michael McCarthy. “Raporti i ACLU jo vetëm që eshte fyes por është edhe plotësisht i keqinformuar,” tha ai.

Policia e Bostonit përdori Geofeedian pak kohe në vitin 2014 dhe rreth nje vit duke filluar nga janari 2015. Përdorimi i programit u bë publik në fund të vitit 2016, kohë kur policia deshi te aplikoje nje tjeter program survejimi. Policia më vonë hoqi dore nga planet pas reagimeve nga grupe të tilla si ACLU.

Programi i bazuar në vendndodhje i mundëson zyrtarët të sinjalizohen me emaile kur disa fjalë kyçe përdoren në mediat sociale. Sinjalizimet verifikohen në Qendrën Rajonale të Inteligjencës të Bostonit, nëse do ishin të rrezikshëm për sigurinë publike, tha McCarthy.

Geofeedia u përdor nga departamentet e policisë në të gjithë vendin derisa kompanitë e mediave sociale ndërprenë qasjen e tij në të dhënat e tyre, pas shqetësimeve të ngritura nga ACLU e Kalifornisë Veriore në vitin 2016. Programi u përdor gjithashtu gjerësisht nga kompani të ndryshme me qellim njohjen e opinioneve te klientëve të tyre.

Dokumentet tregojnë se policia e Bostonit ka kërkuar fjalë kyçe të identifikuara si “terminologji ekstremiste islamike”, duke përfshirë fjalë të tilla si ISIS dhe kalifat, si dhe fjala arabe si ymmet.

Pas vrasjes së tre studentëve muslimanë afër Universitetit të Karolinës së Veriut në Chapel Hill, policia e gjurmoi hashtagun #muslimlivesmatter, sipas raportit. Pas trazirave në Ferguson, Misuri mbi vrasjen fatale të një zezaku nga një oficer i bardhë policie, policia kërkoi fjalët si “protestë” dhe “Ferguson”.

ACLU dhe Lidhja e Drejtësisë Muslimane me bazë në Boston thonë se ndjekja e fjalëve të zakonshme arabe, si ymet është shqetësuese. ACLU tha se mjaft postime të kapura nga programi që përmendin fjalën ISIS ishin shaka dhe referenca në çështjet e lajmeve.

“Departamenti i Policisë së Bostonit nuk duhet të kryejë kurrë mbikëqyrje duke synuar fjalën e lirë në politikë apo të shprehurit e besimit fetar”, tha Kade Crockford, bashkëautore e raportit dhe drejtore e Grupit, Teknologjia për Programin e Lirisë.

McCarthy tha se policia nuk kishte synuar individët, por zgjodhi disa fjalë kyçe në përgjigje të ngjarjeve që ndodhën në të gjithë vendin. Në rastin e të shtënave në Chapel Hill, për shembull kishte shqetësime rreth demonstratave të mundshme ose reagimeve të ashpra të komunitetit musliman, tha ai.

“Nëse ne nuk jemi të zellshëm në përpjekjet tona për të ofruar siguri tek ata që marrin pjesë në keto tubime, atëherë ne nuk po e bëjmë punën tonë si oficerë policie,” tha ai.

Ndër ata përdorues të cilët gjatë përdorimit të mediave sociale nxitën sinjalizim alarmi ishte edhe anëtari i këshillit të qytetit, Tito Xhekson. Sinjalizimi kishte lidhje me një postim në Facebook në vitin 2014 ku përmendej Fergusoni, strehimi dhe varfëria, tha raporti. këshilltari i qytetit nuk ishte në dijeni në kohën kur policia po përdorte programin Geofeedia, tha McCarthy.

“Kam folur në vitin 2016 për një plan shpenzimi prej 1.4 milion dollarësh në një sistem të mbikëqyrjes së mediave sociale, sepse u shqetësova se programi do të përdorej për të gjurmuar njerëzit jo për shkak se ata bënin diçka të gabuar, por për shkak të pikëpamjeve të tyre politike”, tha ai.

“Nuk e dija se kjo gjë tashmë kishte ndodhur,” tha ai./dailysabah/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne