Ish ambasadorja e Amerikës në OKB, i ka cilësuar marrëzi përpjekjet e presidentit Donald Trump për largimin dhe tërheqjen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore.
Susan Rive ka vënë në dukje se tërheqja e Amerikës nga kjo marrëveshje, do të izolojë akoma më shumë Uashingtonin dhe do të dëmtojë pozitën e Amerikës në OKB. Më herët shumë zyrtarë të tjerë amerikanë si James Mattis sekretari i mbrojtjes dhe Richard Haass kreu i këshillit për marrëdhëniet me jashtë të Amerikës , kanë kritikuar qëndrimet e presidentit amerikan kundrejt marrëveshjes bërthamore. Më 13 tetor, presidenti amerikan Donald Trump, pa i kushtuar rëndësi 8 raporteve të ANEA ku konfirmohet se Irani ka zbatuar angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore, ai nuk konfirmoi këtë fakt dhe i ka dhënë kongresit 60 ditë afat për të marrë vendim mbi vendosjen ose jo të sanksioneve kundër Iranit./ PT