“S’vdes Shqipëria mo jo se ka burra”, pensionistja lë pa fjalë kryeministrin Rama: Mbarësi paçi gjithë jetën!

Një nga qytetaret e pranishme në takimin e Ramës me bashkëqeverisjen, e ka nisur fjalën e saj duke i thurur elozhe kryeministrit.

Gruaja pensioniste, e quajtur Xhemo, i tha Ramës se nuk “vdes vendi se ka akoma burra”, duke iu referuar PS.

Kryeministri nuk e komentoi këtë deklaratë të gruas, dhe i la vend të fliste për problematikën e saj.

“Nuk vdes jo mo jo Shqipëria se ka akoma burra ky vend. Kisha probleme me pensionin, s”mu rregullua. Erdha në portal, pas 5 muajve bëra ankimim më 11 prill, më 22 më erdhi emaili, që portali zgjidhi problemin. Unë marrë 230 mijë lekë dhe 2 milionë të mbartura në vite. Paçi mbarësi.”

“Çdo javë ka një apo dy raste si ky që sapo dëgjuam”, iu përgjigj Rama./sot

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne