Tabaku: 10% e të ardhurave ditore shkojnë për 1 litër naftë. Strumbullari mbetet qeveria

Jorida Tabaku, nënkryetare e Komisionit te Ekonomisë, e vë theksin te çmimi i naftës në vend, në një reagim në rrjetet sociale. Në kushtet kur nafta vazhdon të bjerë në tregjet ndërkombëtare, shqiptarët vazhdojnë të paguajnë çmimin më të lartë të naftës në rajon dhe ndër më të lartët në Europë, shprehet Tabaku, përmes një postimi në Facebook.

Për këtë, deputetja demokrate gjen përgjegjëse qeverinë.

“Strumbullari i gjithë kësaj mbetet si përherë qeveria. Falë investimit të qeverisë dhe ministrit të financave dhe ekonomisë për rritjen e taksës së qarkullimit si dhe taksave dhe tarifave të tjera nafta po shtrenjtohet artificialisht dhe sot 60% e cmimit janë taksa. Ndërkohë që koston shtesë të këtyre rritjeve e mban mbi supe qytetari në të gjitha mënyrat e mundshme.

Prandaj, në Shqipërinë e tepsisë sa herë që çmimet e naftës bien në bursë nuk reflektohen, pasi këtu taksa e tepsisë dhe rilindjes u merr shqiptarëve 10% të të ardhurave ditore për një litër naftë”, shprehet Tabaku.

Reagimi
Nafta vazhdon të bjerë në tregjet ndërkombëtare duke shënjuar çmimin 50,42$/fuçi, që do të thotë përafërsisht 0.31 cent për një litër naftë. Gjasat janë që kjo rënie të vazhdojë ndërsa nafta do të shitet edhe më lirë apo së paku jo në çmimet e mbi 80$/fuçi në bursë. Por, shqiptarët vazhdojnë të paguajnë çmimin më të lartë të naftës në rajon dhe ndër më të lartët në Europë.

Nëse 1 litër naftë në bursat e NYSE shitet me 0.31 cent ndërsa në Shqipëri një litër naftë shitet 182 lekë (1.66$). Kjo do të thotë që një familje me të ardhura mesatare prej 50 mijë lekësh në muaj i duhet të shpenzojë 10.8% të të ardhurave ditore për 1 litër naftë. Ndërkohë që vende me të ardhura shumë herë më të larta se Shqipëria i duhet të shpenzojë më pak se 4% të të ardhurave ditore.

Strumbullari i gjithë kësaj mbetet si përherë qeveria. Falë investimit të qeverisë dhe ministrit të financave dhe ekonomisë për rritjen e taksës së qarkullimit si dhe taksave dhe tarifave të tjera nafta po shtrenjtohet artificialisht dhe sot 60% e çmimit janë taksa. Ndërkohë që koston shtesë të këtyre rritjeve e mban mbi supe qytetari në të gjitha mënyrat e mundshme. Prandaj, në Shqipërinë e tepsisë sa herë që çmimet e naftës bien në bursë nuk reflektohen, pasi këtu taksa e tepsisë dhe rilindjes u merr shqiptarëve 10% të të ardhurave ditore për një litër naftë.

Në pesë vite Partia Demokratike ka bërë të paktën 8 amendamente për uljen e taksës së qarkullimit të gjitha të hedhura poshtë me forcën e kartonit. Sot kemi çmimin më të lartë të karburantit në rajon!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne