Tabaku: Fokusi ynë janë njerëzit që s’ kanë marrë ndihma

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, shprehet se fokusi i Partisë Demokratike janë njerëzit të cilët nuk kanë marrë asnjë ndihmë pas pasojave që la pas tërmeti i 26 nëntorit.

“Fokusi ynë është që ka akoma shumë njërëz që nuk kanë parë asnjë përfaqësues nga shteti. Fokusi ynë ka qenë të tërheqim vemendjen e shtetit për njerëzit që nuk kanë pasur ndihmë. Aty ky PD ka pasur mundësi ka çuar ndihma, me aq mundësi sa ka pasur. Nuk është detyrë e PD-së t’i japë zgjdhje kësaj krize. Detyra jonë është t’i kemi njerëzit në fokus”, shprehet Tabaku e ftuar në studion e “Top Talk”.

Sipas Tabakut, punonjësit e shtetit janë detyruar të falin rrogën e tyre, ndërsa shton se kryeministri nuk anulon koncesionet.

“Pse i detyron punonjësit e shtetit të falin rrogën e tyre dhe nuk anullojnë dot koncesionet.
Ka pafund shkresa të institucioneve. Kaq e rëndësishme është të mbrosh 10 oligarkë”, shprehet Tabaku./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne