Shqiperia

Taçi akuzon ish-ministrin Bode: Ai e falimentoi ARMO-n

Biznesmeni Rezart Taçi bëri një dalje të beftë publike mbrëmjen e së martës në një lidhje telefonike në emisionin “Opinion”. Ai u përpoq të sqarojë cilat ishin arsyet e falimentimit të kompanisë ARMO. Taçi tha se gjatë menaxhimit të tij para se ta shiste aksionet te kompania azere, ARMO punoi vetëm 6 muaj në 5 vjet dhe ai i ka paguar të gjithë borxhet dhe detyrimet.

“Gjatë gjithë 5-vjeçarit nuk është akumuluar asnjë detyrim, përveç disa muajsh sigurime shoqërore. Nuk janë paguar vetëm 170 milionë kur u ble, por edhe 230 milionë të tjera për të mbajtur bashkëpunëtorë pa punë. Rafineria e Ballshit, humb 3 milionë dollarë në muaj” – tha Taçi duke bërë një akuzë të fortë edhe për ish-ministrin e Financave Ridvan Bode.

“Se çfarë ka bërë ky zotëri e dini më mirë ju sesa unë. Janë bërë disa ligje, ndoshta edhe nga ky ministër që ajo industri të mos punojë dhe që ajo industri të dalë me humbje. Janë bërë shumë ligje. Nuk janë aplikuar ligje që respektojnë standardet ndërkombëtare. Janë aplikuar ligje që ajo të mos punojë dhe të dalë me humbje. Ndoshta nuk ka ekspertizë në institucionet shtetërore për të bërë ligjet e duhura” – akuzoi Taçi.

OPINIONE