Tafaj dhe Papandile padisin KED: Na skualifikuan padrejtësisht nga gara për në Kushtetuese!

Dy kandidatë të skualifikuar nga gara për tu bërë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese prej Këshillit të Emërimeve në Drejtësi e kanë paditur këtë të fundit në Gjykatën Administrative.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për kandidatët Sinana Tafaj dhe Eugen Papandile.

I pari që ka shkuar në dyert e Gjykatës Administrative është Sinan Tafaj, i cili pretendon se i përmbush të gjitha kritetet dhe se është shkarkuar për disa pasaktësi në deklarimni e pasurisë, të cilt do t’i sqatojë edhe pranë Administratives, Ai thotë po ashtu se duke e skualifikuar, KED e ka diskriminuar pasi është i verbër.
Seanca e radhës për të pritet të mbahet më 3 nëntor.

Pas tij Gjykatës Kushtetuese i është drejtuar Eugen Papandile, i cili është skualifikur për kriterin e vjetërsisë në detyrë, bëhet fjalë për 4 muaj. Por sipas tij, përllogaritja është bërë gabim.

Kujtojmë që krijimi i Gjykatës Kushtetuese sa më shpejt është një nga kushtet e BE, ndërsa politika shqiptare ka dhënë garanci se kjo gjykatë do të plotësohet brenda muajit dhjetor. Kujtojmë që prej tre vitesh Kushtetuesja është jashtë funksionit, ndërsa çështje të nxehta dhe jo vetëm presin të shqyrtohen./Bw

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne