
Rregullorja e re e GJKKO-së përfundon në Kushtetuese! Asociacioni i Gazetarëve padi: Censuron median, kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj
Gazetarët depozituan në Kushtetuese padinë 127-faqëshe kundër rregullores së GJKKO-së. AGSH argumenton se kufizimet për celularët, kamerat, regjistrimet dhe ndjekjen e seancave cenojnë lirinë e medias.