Tahiri flet hapur: Burrat dallohen nga armiqtë që kanë, përditë më shtohen shushunjat

Me tone të forta, ish-ministri i Brendshëm Saimri Tahiri ka dalë sot para mediave pas vendimit që dha Gjykata e Krimeve të Rënda, duke e denuar me 3 vite e 4 muaj sherbim prove, pasi u akuzua per shperdorim detyre.

Tahiri, ndonëse nuk përmendi emri sulmoi ashpër ata që heshtën kur ai u përball me akuzat e rënda, si dhe ata që ‘nuk iu ndanë nga fyti që nga dita e parë që hyri në politikë’, ndërsa foli për servilat dhe shushunjat.

“Mund të shfrytëzoja politiken. Fundja siç kanë bërë ata para meje. Dhe ata që sot para meje kanë ngelur në parlament dhe kanë mbajtur mandatin e deputetit dhe pse janë akuzuar për vjedhje e vrasje. Unë se bëra. Unë bëra të kundërtën. Lash mandatin, ndërpreva çdo veprim politik. I dendur për drejtësi. Unë besoj se sot është më mirë rreziku nga padrejtësia, sesa drejtuesi që të bën politika. Radha e servilëve dhe Shushunjat shtohet e shtohet. Për ata ca që heshtin se sikur nuk isha jetuar kurrë dhe ata ca që nuk mu ndanë nga fyti kurrë që nga dita e parë që hyra në politikë. Por mirë kanë bërë se unë besoj se sot cilësia e burrit duket nga armiqtë që ka.

Që kush isha në politike ditën e parë, dhe kur isha në Kuvend, këtë rrugë zgjodha. Mbajta akuza të rënda. Më akuzuan se fitoja 5 mln euro në muaj. Më akuzuan se harxhove për fushatë 20 mln euro në muaj. Fati ishte që Gjykata Italianë gjykoi dhe tha se; ‘Tahiri s’ka lidhje me akuzat’. Karroca e prishur e akuzave ndaloi në stacionin e parë këtu”, tha Tahiri./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne