Tahiri konfirmon pjesëmarrjen në tubimin e nesërm: Mbrojtja e Kushtetutës është patriotizëm

Politikania dhe ish-ministrja kosovare, Edita Tahiri, do të jetë nesër në Tiranë në tubimin e thirrur nga presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tahiri shprehet se, mbrojtja e Kushtetutës është akt patriotik, ndërsa sjell edhe shembullin e Kosovës teksa përballej me lojërat e rrezikshme të ndryshimit të kufijve.

“Mbrojtja e kushtetutës është patriotizëm, është mbrojtje e shtetit. Kjo do të ndodhë nesër ne Shqipëri… Kushtetuta dhe kufijtë u mbrojtën edhe në Kosovë kur u ballafafquam me lojëra të rrezikshme me kufijtë”, shkruan Tahiri./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne