Tahiri ndërhyn LIVE në emision: E vërteta e gjuhës me kode dhe frazës “bir k*rve”

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka ndërhyrë LIVE në emisionin “Opinion” ndërsa po diskutohej për çështjen e tij pas shfaqjes së tij në seancën parlamentare të së enjtes.

“Për hir të respektit dhe konsideratës sime. Nuk jam marrë kurrë me prokurorët dhe gjyqtarët. Kjo nuk do të thotë që Saliu dhe Luli të më bëjnë gjyqin moral. Unë kam të drejtën time të flas.

Përsëritja e frazave të Ramës?

Unë jam i bindur që sado ta interpretoni ju këtë që thashë unë e thonë njerëzit më shumë. Nëse unë jam një “bir nëne” që duroj prej 6 muaj lloj akuzash.

Në 4 vjet kam bërë maksimumin tim me shpirt. Dhe mund të kem gabuar sigurisht. Mos i jepni rrugë mediokritetit duke i dhënë zë çdo lloj gjëje.

Në 4 vjet raportet e GDF mblidhi bashkë kultivimi i kanabisit është më i vogël se një vit. Kryeministri dhe ministri i brendshëm mund të pranojnë çfarë të duan unë kam konsideratën time.

Jeni takuar me Ramën?

Për mua është e rëndësishme e vërteta. Unë jam i vetmi politikan që kam kërkuar të hetohem. Unë shpresoj të vijë e vërteta dhe unë të hetohem.

Keni materiale komprometuese?

Ky është modeli im. Unë kam heshtur dhe i kam dhënë rrugë drejtësisë. Nuk bëj si Sali Berisha që për 21 janar i tha prokurores të përgjithshme “lavire bulevardi”.
Këto përrallë që kam materiale kërcënuese janë përralla për të mbushur orarin e tollovisë.

Shantazhe ndaj Ramës?

Çdo njeri që bën detyrën e vet edhe në nëse bën mirë nuk mund të shantazhohet. Unë kam qenë ministër dhe kam bërë detyrën time dhe nuk shantazhohem dhe nuk jam i shnatazhueshëm nga asgjë. Unë kam shërbyer si ministër i Ramës për 4 vjet dhe këto historitë që është i shantazhueshëm dhe këto historitë janë tollovi.

Deklatarata ime mund të ketë një problem etik. E pranoj. Kam 6 muaj që hesht. Kam 6 muaj që duroj. Edhe sot nuk kam folur. Unë kam të drejtë që të flas që askush. Jo Saliu dhe Luli dhe askush tjetër. Kush tjetër? Të gjithë përfshirë dhe juve. Unë kam një betejë që kam me njërzit dhe e kam me veten time” – tha ndër të tjera Tahiri.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne