Tahiri ndjehet në faj: Nuk pres mbrojtje nga Rama dhe partia, i kërkoj ndjesë….

Saimir Tahiri ka pranuar në konferencën për mediat se edhe ka gabuar në detyrën e tij, por gjithmonë ka mbrojtur policinë e shtetit përballë gjithkujt edhe me kosto, ndërsa ka kërkuar hetim përtej imunitetit.

“Sigurisht nuk do doja kurrë të isha në këtë pozitë, pa dashjen time, por unë do kërkoj nga prokuroria, vetë personalisht, me vullnet të lirë e pa përfituar nga asnjë lloj imuniteti parlamentar a politik, të hetohet e verifikohet gjithçka lidhur me mua e jo vetëm, me detyrën time e jo vetëm, me familjen time e jo vetëm.

Sot është një ditë jo e lehtë për kolegët që më njohin. Nuk kërkoj nga askush të më besojë e aq më pak të më mbrojë publikisht, më së pari nga kolegët e partisë sime, në parlament ose jo. Në qeveri padyshim, përfshirë kryeministrin.

Kam luftuar çdo ditë, me çdo fuqi timen, për të bërë detyrën me drejtësi, si detyrimin tim më të shenjtë përballë tim biri më së pari, familjes sime, përballë miqve e cilitdo që më njeh, por mbi të gjitha përballë qytetarëve që më kanë besuar e më kanë zgjedhur. Deri në fund të hetimeve i kërkoj ndjesë tim biri, familjes dhe gjithkujt që më ka besuar” deklaroi ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne