Shqiperia

Tahiri pret vendimin e Kuvendit, Veliaj niset jashtë shtetit

Dyshja Veliaj-Tahiri kanë qenë vazhdimisht në një duel të heshtur brenda Partisë Socialiste, me synim që njëri prej tyre të ishte pasuesi i trashëgimisë së Edi Ramës në këtë parti.

Në shumë raste kemi parë ‘bërrylat’ apo ‘dashurinë’ e shtirur mes tyre. Saimir Tahiri është sot në momentin më kritik të karrierës së tij, pas kërkesës së Prokurorisë për heqje të imunitetit dhe arrestim të tij.

Ndërkohë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është nisur për fundjave jashtë shtetit. Burime të Lapsi.al thonë se Veliaj është parë sot pasdite në daljen ‘VIP’ të aeroportit të Rinasit, andej nga nga ku kalon vetëm Edi Rama.

Kryebashkiaku shoqërohej nga disa femra, ndërsa nuk dihet cili ka qenë destinacioni. E sigurt është që edhe pse ndodhet jashtë shtetit, ai do të ketë lënë disa kronika të gatshme për t’i transmetuar televizionet, duke krijuar kështu përshtypjen se kryetari i Bashkisë Tiranë është në punën non- stop.

Nga ana tjetër, Saimir Tahiri është në pritje të mbledhjes së nesërme, ku do të vendoset për imunitetin e tij.

OPINIONE

INTERVISTA