Shqiperia

“Tahiri të kthehet në politikë, apo të shijojë milionat e drogës”

Edi Paloka, nënkryetari i PD-së vijon me akuzat nda ish- ministrit Saimir Tahiri dhe pasardhësit të tij Fatmir Xhafaj.

Ai shkruan se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është në dilemë të kthehet apo jo në politikë apo të shijojë sipas tij milionat e drogës.

Sipas tij Shqipëria çdo ditë e më shumë po cilësohet jo vetëm si qendër e krimit të organizuar, por dhe si eksportuesja më e madhe e krimit në Evropë.

REAGIMI I PALOKËS

Nuk kane limite as ne krim, as ne poshtërsi e as ne pafytyrësi.

Tahiri ish-ministër i brendshëm, i lirë, është në dilemë; të rikthehet në politikë sa për “kunj” apo thjesht të shijoje milionat e drogës.

Xhafaj minister i brendshem i hakerrehet opozites sa here i permendet vellai trafikant apo shoferi i vrare.

Ish-kupola e policise “qe donim” eshte prej me shume se nje viti ne “kerkim” .

Nderkohe tonelatat e droges vazhdojne rrugen drejt Evropes. Vrasje, grabitje, rrembime, gjoba , aksidente e dhune jane lajmet e perditshme per shqiptaret.

Shqiperia cdo dite e me shume po cilesohet jo vetem si qender e krimit te organizuar, por dhe si eksportuesja me e madhe e krimit ne Evrope.

Po te pafytyret nuk i pengon kjo qe te nxjerrin drejtoret cdo dite ne konferenca, te organizojne dhe aktivitete speciale ku ftojne “ciftin diplomatik” te flase per sukseset e medha te operacionit “Forca e ligjit” i cili ka shkaterruar “bandat” e femijeve qe shisnin cigare ne rruge apo “kriminele” qe qarkullonin te dehur me bicikleta duke rrezikuar seriozisht qytetaret…

Po s’ka problem se “me keq do behet…”