Tahiri: Unë do jem i kënaqur kur e vërteta të dalë në dritë

Saimir Tahiri ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve në Kuvend. “Bëni durim. Unë jam i duruar. Dua të zbardhet e verteta. Por paraprakisht mund të them se kjo është estradë”, u shpreh ai.

Sakaq përsëriti shrehjen e djeshme: Nuk keni parë gjë akoma.

“Jua thashë që s’keni parë gjë akoma, kur ua thashë ju duk si një mënyrë e mirë për të bërë cdo lloj historie, por e them prapë që nuk keni parë asgjë akoma, jua thashë bëni durim sic po bëj unë, besoni barrën e kam shumë më të madhe se ju po bëni durim. E vërteta do dalë në dritë dhe nuk do voonojë shumë. Unë do jem i kënaqur kur e vërteta të dalë në dritë” – u shpreh Tahiri para gazetarëve.

Gjatë intervistës brohorima dhe ovacione nga mbështetës të tij dëgjohen përpara Kryesisë së Kuvendit.

Sot nga mëngjesi e deri në orën 17:00 është zhvilluar mbledhja me debate e Këshillit të Mandateve e cila nuk arriti të marrë një vendim dhe do të rimblidhet nesër në 10:00 për mandatin e Tahirit. /Opinion.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne