Tajfuni “Hagibis” godet Japoninë, 19 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur (Foto)

19 viktima, 16 të humbur, rreth 130 të plagosur dhe dëme shumë të mëdha materiale është bilanci i tajfunit “Hagibis” që goditi Japoninë ditën e djeshme. Tajfuni, i cili konsiderohet si një ndër më të fuqishmit në vitet e fundit la një skenë të vërtet shkatërrimi në disa zona të Japonisë.

 

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Shtatë milionë njerëz janë evakuuar pas stuhisë me shpejtësi 215km/orë që goditi vendin këtë të shtunë. Më shumë se 800 fluturime janë anuluar në dy aeroportet e Tokios dhe është pezulluar transporti hekurudhor në shumë zona.

Kryeministri Shinzo Abe zhvilloi një mbledhje emergjente me këshillin e ministrave dhe kërkoi ndërhyrje të menjëhershme në zonat e përmbytura. Ai iu ofroi ngushëllimet e tij familjeve të viktimave dhe premtoi se qeveria do të bëjë gjithçka për të ruajtur jetën dhe pronën e qytetarëve./balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne