Tajfuni shkatërrues ‘bën kërdinë’ në këtë vend, raportohet për të paktën 143 të vdekur dhe 58 të zhdukur

143 persona humbën jetën kur tajfuni Yagi goditi Vietnamin dhe 58 janë të zhdukur, njoftuan sot autoritetet lokale.

Shirat e dendur shkaktuan shkatërrime të mëdha në disa rajone në Vietnam, duke shkatërruar shtëpi dhe duke dëmtuar infrastrukturën, raporton VNA.

Autoritetet nisën një fushatë për të mbledhur donacione për të prekurit të martën, dhe pothuajse 17 milionë dollarë janë mbledhur që nga nisja dhe numërimi i nismës.

Qeveria vietnameze ka akorduar 200 tonë oriz nga rezerva kombëtare dhe fonde shtesë për 14 provincat e prekura për të ndihmuar popullsinë lokale ndërsa punon për riparimin e dëmeve, kryerjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit dhe rivendosjen e shërbimeve bazë.

Yagi është stuhia tropikale më e fortë në Azi këtë vit me erëra maksimale të regjistruara prej 245 kilometrash në orë. Të paktën 16 persona kanë humbur jetën në Filipine dhe dy në Kinë si pasojë e tajfunit./sot

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne