Bota

Tajlandë, burri i stresuar nga koronavirusi hedh gruan nga kati i shtatë

Përveç numrit të madh të viktimave dhe dëmeve në ekonomi, koronavirusi ka shkaktuar dhe çrregullime mendore te qytetarët për shkak të stresit.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në Tajlandën lindore, kur Dave Mitchell, 46 vjeç hodhi gruan e tij Sukanda, 56 vjeç nga kati i shtatë i një apartamenti.

Gruaja e tij arriti të shpëtonte pasi u rrëzua sipër një tende. Ajo i tha policisë se burri i saj anglez e kishte hedhur nga ballkon sepse po grindeshin me njëri-tjetrin.

Pasi ka mbërritur ambulanca, Sukanda është dërguar në spital me disa fraktura dhe me një thyerje krahu.

Dave Mitchell u arrestua ndërsa në polici u shpreh se në momentin e ngjarjes ishte i stresuar. Ai ishte i shqetësuar pasi udhëtimet në Britani janë anuluar si pasojë e Koronavirusit dhe nuk mund të kthehej në vendin e tij./BW

OPINIONE