Takimi me Bashën, Kokëdhima tregon se çfarë u bisedua

Kreu i lëvizjes “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima takoi kreun e PD, Lulzim Basha. Në përfundim të takimit, Kokëdhima sqaroi se u diskutua për krizën politike dhe për mënyrën e dialogut për të shmangur këtë krizë.

“Biseduam rreth situatës politike në vend, diskutuam për krizën, dhe për nevojën që kjo krizë të kapërcehet, për efektet negative të kësaj krizë nëse ajo vazhdon sepse pa dyshim që kjo krizë ka ndikim në ekonomi, duhet që përmes dialogut të kapërcehet. Palët duhet të diskutojnë për këtë çështje. Diskutuam për nevojën e standardeve të zgjedhjeve të lira, për reformën zgjedhore që duhet t’i japë një zgjidhje përfundimtare në Shqipëri”- tha Kokëdhima.

“Reforma zgjedhore është e pashmangshme dhe duhet të bëjë të mundur që  në Shqipëri nuk duhet të prodhohen më zgjedhje me standarde dyshimta, por zgjedhje të lira dhe të ndershme si të gjithë vendet e tjera” – shtoi Koço Kokëdhima.

Ai u pyet nëse ishte ndarë përfundimisht me PS pas takimit me Bashën, por Kokëdhima tha se në këto momente janë me interes çështjet që preokupojnë qytetarët dhe jo çështjet e kaluara.

“Unë nuk mbështes kulturën e flirteve që ka ekzistuar në Shqipëri, kulturë pazaresh mes partive të mëdha politike si në 2008,  dhe po në këtë pikëpamje unë i kam denoncuar edhe veprimet kur ka qenë rasti për goditjet politike ndaj mandatit tim. Unë nuk kam ngarkesa politike me askënd, ajo është një çështje e kapërcyer, ne kemi interes të diskutojmë çështjet e zhvillimit që preokupojnë qytetarët” – tha Kokëdhima.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne