Takimi Erdogan- Michel, në fokus marrëdhëniet Turqi-BE dhe zhvillimet në rajon

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) do të takohet sot me Kreun e Këshillit të Bashkimit Evropian, Charles Michel.

Sipas deklaratës së bërë nga Drejtoria e Komunikimit të Presidencës, Erdoani do të takohet me Michelin në Stamboll, gjatë vizitës së punës që ai do të zhvillojë sot në Turqi.

Në takim parashikohet që të shqyrtohen zhvillimet në rajon duke filluar nga marrëdhëniet Turqi-BE.

Nga ana tjetër, kjo është vizita e parë e nivelit më të lartë që zhvillohet në Turqi, nga ana e udhëheqjes së re të Bashkimit Evropian.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne