Takimi i fshehtë i prokurores Prela, kreu i KLP: Nuk ka asnjë mister…

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi sot caktimin e përkohshëm të Donika Prelës në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Tiranë, pas shkrirjes së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, me ngitjen e SPAK.

Gjatë ditës së djeshme në media qarkulloi një foto e saj me anëtarin e KLP-së, Vate Staka, dhe aludimet për ndonjë emërim surpizë nuk munguan.

I pyetur nga gazetarët lidhur me këtë foto që qarkulloi, kreu i KLP-së, Ibrahimi, tha se nuk ka asnjë mister në këtë çështje, dhe takimi nuk ka ndikuar në vendimin e institucionit që ai drejton.

“Jo s’ka ndonjë mister aq më teper që zotëria është prokuror ata njihen, takohen, sot nuk është marrë vendim personal për zonjën në fjalë, për asnjërin nga prokurorët, por vendim në bllok për të sistemuar brenda sistemit këta prokurorë”./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne