Takimi i kryeministrave – Ballkani, Rama: Plan veprimi prej 115 pikash. Hahn: Kujdes me azilin!

Ka përfunduar takimi informal i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor. Në daljen për media, kryeministri Edi Rama tha se ka një plan veprimi prej 115 pikash, të cilat synojnë transformimit rrënjësor të rajonit.

RamaËshtë e qartë tanimë që kemi një plan veprimi me 115 pika në funksion të një transformimi rrënjësor në kuadrin e lëvizjes së mallrave, shërbimeve, kapitalit, punonjësve të kualifikuar që ta bëjë rajonin shumë më tërheqës. Për ta mbyllur me këtë pjesë jemi vërtetë shumë të inkurajuar nga fakti që në nivelin politik ka një dakordësi të plotë. 

Banka Botërore është përfshirë me kërkesën tonë në mënyrë të plotë. Ky reflektim strategjik do të na vlejë për një agjentë më agresive në funksion të një rajoni më tërheqës për investimet e huaja, me një transformim rrënjësor të procedurave kufitare, me një përmirësim rrënjësor të monitorimit, dhe me krijimin e mekanizmave për reduktimin e kostove logjistike dhe komponenti tjetër për të fuqizuar ekonominë digjitale si një front të ri të rritjes ekonomike në rajon.

Reformat në Shqipëri –RamaNënvizuam rëndësinë e vazhdimit të procesit të Vettingut, si një proces kyç për Shqipërinë, por edhe për përshpejtimin e procesit të integrimit. Ndamë pikëpamjen se përpjekja për të kufizuar fluksin e azilkërkuesve po jepte rezultate inpresionuese. Për sa më takon, është e qartë që nuk ka shqiptarë azilkërkues, por ka shqiptar në kërkim të një pune dhe tregu më të mirë ku shqiptarët dhe të tjerët në rajon nuk e kanë lirinë për të lëvizur.

Përgjigje Holandës -Rama: Unë refuzoj ta pranoj shënjestrimin e shqiptarëve, qofshin ata azilkërkues, qofshin ata që kryejnë krime në vendet e Bashkimit Evropian si një arsye për të treguar me gisht Shqipërinë. Kriminelët janë kriminelë kudo dhe pa dallim dhe ata duhet të përgjigjen para ligjit. Nuk ka flamur, nuk ka kombësi, ka thjesht raport me ligjin dhe në këtë aspekt refuzoj me forcë çdo përpjekje politike dhe mediatike për të treguar me gisht të ashtuquajturin krim shqiptar, apo krim ballkanik. Azili nuk është opsion dhe kushdo që ndërmerr atë rrugë, hyn në një rrugë ku ka vetëm humbje dhe ajo që na takon është të bëjmë çmos që të përshpejtojmë procesin e integrimit.

Kanabisi –Rama: Së fundmi, ndamë me komisionerin Hahnn pikëpamjen se ne po bëjmë një luftë fantastike kundër kanabisit. Ne jemi të zotuar që ky të jetë viti që e mbyll përfundimisht këtë histori me një sukses të Policisë së Shtetit. Praktikisht zotimi është duke u përmbushur. BE do të financoj edhe një muaj më shumë fluturime. Jam besim plotë që në fund të këtij sezoni, Shqipëria do të dalë nga harta problematike.

Hahn: Mos kërkoni azil, dëmtoni vendin tuaj

Komisioneri për Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn ka kërkuar nga kryeministrat e 6 vendeve të Ballkanit që të kujdesen për zbatimin e projekteve të diskutuara, duke theksuar se është përgjegjësi e qeverive për të çuar përpara integrimin.

HahnBE- ja i mbështet të gjitha vendet në aspiratat e tyre drejt integrimit evropian. Gjithashtu ne duam të rritet cilësia e jetës në këto vende. Edhe pse qytetarët ndonjëherë bezdisen nga kërkesat tona për zgjedhjet të lira dhe reformat në sistemin e drejtësisë, duhet të dinë se ato reforma janë të mira për vet ata. Do të ketë një rekomandim për Shqipërinë, por nuk dua të them ndonjë datë.

Do të jetë zgjuarsia politike ajo që do ta vendosë këtë. Të jeni të siguritë që ekipi ynë është i vendosur për ta çuar Shqipërinë para dhe kjo është arsyeja që kemi shpenzuar kaq shumë energji gjatë këtyre muajve të fundit. Është e pabesueshme që sot qytetarët e Shqipërisë të marrin azil në vendet e Bashkimit Evropian. Ju lutem mos e bëni pasi dëmtoni edhe vendin tuaj, duke krijuar idenë se Shqipëria nuk është gati të behet pjesë e Bashkimit Evropian 

Duhet t’i përdorni të gjitha kapacitetet për integrimin, kjo është në të mirë të qytetarëve tuaj. U jam mirënjohës për zbatimin e reformave. Disa punë duhet të bëhen dhe progresi duhet të jetë i dukshëm. Duhet të demonstrohen sidomos përpara vendeve të Bashkimit Evropian. I mbetet qeverisë që të bëjë hapat final drejt rrugës integruese.

Gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama në përfundim të takimit informal në vilën qeveritare në Durrës, Hahn u pyet edhe për konfliktin midis Serbisë dhe Maqedonisë, duke theksuar se preferon ta shoh situatën me optimizëm, “me gotën gjysmë plot”, siç e cilësoi ai.

Në takimin informal, ishin të pranishëm përveç kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, edhe ai i Kosovës, Isa Mustafa, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, ai i Malit të Zi Dushko Markoviq, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq, kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiq.

Gjithashtu  i pranishëm është edhe Cyril Muller, Zëvendës Presidenti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne