Shqiperia

Takimi i Ramës me George Soros dhe tentakulat e manjatit në Ballkan

Tentakulat e manjatit të fuqishëm George Soros kanë përfunduar deri në Ballkan. Kjo është ajo që shkruan gazetari italian Giovanni Giancalone në një artikull të publikuar në “Gli occhi della guerra”, (Sytë e luftës), speciale e “Il Giornale”.

Giancalone raporton se dia javë mnë parë kryeministri shqiptar Edi Rama ka takuar Sorosin gjatë vizitës së tij në Shtet e Bashkuara të Amerikës. Asnjë e re, duke pasur parasysh se Rama është konsideruar gjithnjë i afërt me mandatin, duke qenë se është anëtar i bordit të sektorit shqiptar të “Fondacionit të Shoqërisë së Hapur”, fondacion i themeluar nga Soros në vitin 1993. Përveç kësaj, katër vite më parë, Rama mori pjesë në martesën e tij.

Rama akuzohet për lidhje me Sorosin

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, gjatë vizitës së tij në Washington para zgjedhjeve, në një intervistë për “Breitbart News”, e cilësoi kryeministrin shqiptar Rama si “investimin kryesor të Sorosit në Shqipëri”.

Marrëdhëniet mes manjatit hungarez me pasaportë amerikane dhe kryeministrit shqiptar kanë dalë në dritë në muajt e parë të vitit, kur kishe një përplasje me Prokurori e Përgjithshëm shqiptar Adriarik Llalla dhe ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu.

I pari akuzonte të dytin se ishte një misionar i Sorosit që donte të kushtëzonte politikën në vendin e shqiponjave. Ambasadori u përgjigj duke akuzuar kryeprokurorin se po kundërshtonte reformën në drejtësi, të përkrahur nga Edi Rama, nga Sorosi dhe nga administrata e presidentit të atëhershëm Obama, që mbështeste partinë e kryeministrit shqiptar. Kryeprokurori akuzoi ambasadorin se ky i fundit e kishte kërcënuar nëse nuk miratonte reformën në fjalë. Gjithashtu, shtoi se se Lu, në shumë rrethana kishte ushtruar presion mbi Prokurorinë për të arkivuar hetimet ndaj kompanive të dyshuara se kishin shkelur legjislacionin shqiptar.

Përshtati nga “blastingnews.it” – SYRI.net

OPINIONE

INTERVISTA