Takimi me Bashën, Presidenti: Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë!

Presidenti i Republikës Ilir Meta është deklaruar pas  takimit me kreun e opozitës, Lulzim Bashën në Presidencë, paraditen e sotme. Meta ka shkruar në Fb këto radhë:

“Sot prita në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha për të diskutuar mbi krizën aktuale që po kalon vendi. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë.”

Presidenti ka ftuar në takim për krizën politike edhe Kryeministrin, kryetarin e PS, por Edi Rama e refuzoi ftesën e Metës pasi ishte “i zënë me zgjedhjet”. Megjithatë, Meta është shprehur se do të jetë në pritje të tij deri në orën 13:00./syri

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne