Takimi i Ministres së Kulturës në KMSH/ Ambasadori i Turqise e quan SHOW!

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Ahmet Murat Yörük ka gjetur momentin të komentojë mbi ceremoninë e realizuar dy ditë më parë në ambientet e Komunitetit Musliman të Shqipërisë (KMSH), duke lënë të kuptojë se ajo nuk ishte gjë tjetër veçse një show.

Ambasadori Yörük ka mbajtur një fjalim në ceremoninë e hapjes së konferencës shkencore ndërkombëtare, me temë “Institucioni i Vakëfit në hapësirën ballkanike” të organizuar në Tiranë nga Fondacioni Alsar në bashkëpunim me Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe Universitetin Selçuk të Konya me mbështetjen e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Thelbi i fjalimit të ambasadorit ishte pikërisht ceremonia e marrëveshjes mes ministres Mirela Kumbaro, Drejtuesve të Institutit të Trashëgimisë dhe KMSH-së, ceremoni kjo që sipas Ambasadorit është shndërruar në një show të panevojshëm.

“Fatkeqësisht ditët e fundit disa grupe të caktuara që janë zgjatime të organizatës terroriste FETO në Shqipëri po përpiqen që disa veprimtari dhe punë që kemi bërë ne, t’i devijojnë për qëllimet e tyre, sikur i kanë realizuar ata vetë. Ne i ndjekim duke qeshur këto përpjekje të tyre për të dezinformuar opinion publik dhe për ta orientuar në rrugë të gabuar. Republika e Turqisë nëpërmjet TIKA-s dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve ka realizuar shumë projekte në bashkëpunim me institucionet shqiptare. Vetëm gjatë këtij viti nga TIKA pritet restaurimi i 5 xhamive dhe teqeve që janë vepra të përbashkëta historike të dy vendeve tona me një vlerë 5 milionë euro. Ndërsa Xhamia e Plumbit në Shkodër e cila u prezantua nga Drejtori i Përgjithshëm i Vakëfeve të Turqisë, Dr. Adnan Ertem është restaurim që ka një vlerë prej 4 milionë eurosh. Prandaj i bëj thirrje grupeve të caktuara të lidhura me FETÖ-n, të cilët përpjekjet tona janë duke u munduar t’i devijojnë dhe të tregojnë sikur i kanë realizuar ata vetë, gjeni 10 milionë euro dhe bëjeni vetë”-përfundoi konkretisht Ambasadori Yörük në fjalën e tij./ frekuenca.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne