Takimi Mogherini-Abbas: Unioni i vendosur në mbështetjen e Palestinës

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Federica Mogherini, ripërsëriti mbështetjen e Bashkimit Evropian ndaj Palestinës.

Mogherini dha një konferencë të përbashkët shtypi pas takimit me Kreun e Shtetit të Palestinës, Mahmud Abbas, që gjendet për një vizitë zyrtare në Bruksel, Kryeqytetin e Belgjikës.

Ajo tha se Bashkimi Evropian nuk e ka ndryshuar qëndrimin në lidhje me problemin Izrael-Palestinë.

“Veçanërisht dua të ripërsëris mbështetjen e vendosur të Bashkimit Evropian për zgjidhjen me dy shtete me Jerusalemin si kryeqytet i përbashkët i Izraelit dhe Palestinës” tha Mogherini.

Ajo tha se kjo zgjidhje është mënyra “e vetme, e vërtetë dhe e zbatueshme” dhe vetën në këtë mënyrë mund të përmbushen kërkesat legjitime të palëve.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së bëri të ditur se Unioni është në kontakt me të gjitha palët dhe është kundër politikave të jashtëligjshme të banimeve të Izraelit.

“Në një këtë periudhë kritike dua ti ripërsëris Kreut të Shtetit të Palestinës, Mahmud Abbas dhe popullit palestinez se Bashkimi Evropian do të vazhdojë mbështetjen e tij” tha Mogherini.

Edhe Mahmud Abbas, duke tërhequr vëmendjen në mbështetjen e Bashkimit Evropian ndaj Palestinës, u shpreh me fjalët: “Ne besojmë se Bashkimi Evropian duhet të kuaj rol për zgjidhjen e drejtë të këtij procesi në Lindjen e Mesme”.

Ai tha se përkrahin zgjidhjen me dy shtete dhe vazhdimin e negociatave për paqe dhe shtoi: “ Pavarësisht vështirësive në rrugën e zgjidhjes së problemeve ne do të vazhdojmë vendosmërinë në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit në nivel, vendorë, rajonal dhe ndërkombëtar”.

Duke iu referuar edhe vendimeve të mëparshme të Këshillit të Sigurimit të kombeve të Bashkuara dhe Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Abbas tha: “Nuk mund të mendohet që këto vendime të mbeten si një copë letër në arkivat e OKB-së”.

Ai nënvizoi se e shohin Bashkimin Evropian si një partner dhe vijoi: “Unë i bëj thirrje vendeve anëtare që të njohin pa humbur kohë Palestinën. Nuk shoh asnjë kontradiktë ndërmjet njohjes së shtetit të Palestinës dhe vazhdimit të negociatave”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne