Takimi Thaçi-Morsi i vitit 2013 që i parapriu njohjes së Kosovës

Presidenti aktual dhe ish-kryeministri Hashim Thaçi kishte qenë i ftuar i ish-presidentit egjiptian, tashmë të ndjerë, Mohamed Morsi në vitin 2013.

Morsi në shkurt kishte pritur në takim udhëheqësit kosovarë dhe iu kishte premtuar njohjen e pavarësisë për republikën e re europiane nga vendi i lashtë arab, njofton Klan Kosova.

Pas katër muajsh premtim, Morsi mori vendimin për njohjen e Kosovës më 26 qershor të vitit 2013.

“Republika Arabe e Egjiptit dëshiron me këtë vendim vendosjen e marrëdhënieve të mira me Republikën e Kosovës në të gjitha fushat dhe në të njëjtën kohë konfirmon angazhimin e saj për vazhdimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve të saj të mira që i lidh gjithmonë me shtetet e rajonit”, kishte shkruar Ministria e Jashtme e Egjiptit.

Gjatë takimeve bilaterale me Thaçin, Morsi kishte premtuar mbështetje dhe marrëdhënie të mira me Kosovën.

Mohamed Morsi – udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt – vdiq dje në gjykatë. 67 vjeçari ishte në paraburgim që nga largimi i tij nga detyra në vitin 2013./ klankosova

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne