Takimi Trump-Modi pritet me kureshtje nga Nju-Delhi dhe Islamabadi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe Kryeministri i Indisë, Narenda Modi do të takohen në një aktivitetet që do të zhvillohet në qytetin Huston të Amerikës.

Shtëpia e Bardhë deklaroi se ditën e diel Trumpi do të shkojë në Huston të Teksasit dhe aty do të takohet me Modin.

Në deklaratë bëhet e ditur se në takimin në fjalë “Trumpi do të nënvizojë edhe një herë bashkëpunimin e rëndësishëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Indisë”.

Ndërkohë që për shkak të problemit të Kashmirit janë tensionuar marrëdhëniet e Indisë me Pakistanin, takimi Trump-Modi do të ndiqet me vëmendje edhe nga Nju-Delhi edhe nga Islamabadi.

Shtëpia e Bardhë bëri të ditur gjithashtu se pas takimit me Modin, Trumpi do të shkojë në Ohio ku do të takohet me Kryeministrin e Australisë, Scott Morrison./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne