Takimi Trump-Putin në Helsinki, propozime “konkrete” për lindjen e Ukrainës

Propozime për zgjidhjen e konfliktit në lindje të Ukrainës u diskutuan nga presidentët Vladimir Putin dhe Donald Trump gjatë samitit që zhvilluan në Helsinki, njoftoi të premten ambasadori i Rusisë në SHBA.

“Ky problem është diskutuar dhe janë bërë propozime konkrete për zgjidhjen e kësaj çështjeje”, u shpreh në një konferencë shtypi në Moskë, Anatoli Antonov, pas pyetjes së drejtuar nga gazetarët nëse dy presidentët kishin folur për situatën në lindje të Ukrainës.

“Nga pala ruse janë bërë disa propozime serioze, disa u bënë të ditura nga Presidenti Putin në konferencën për shtyp”, sqaroi ai duke pohuar se nuk ka pasur asnjë marrëveshje sekrete.

Sipas agjencisë së lajmeve “Bloomberg”, e cila citon dy burime anonime, lideri rus i propozoi homologut amerikan organizimin e një referendumi në rajonet separatiste në lindje të Ukrainës për t’i dhënë fund konfliktit, i cili ka shkaktuar më shumë se 10.000 të vdekur që nga viti 2014./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne