Takimi Yildirim-Merkel mbahet më 15 shkurt

Kryeministri, Binali Yildirim më 15 shkurt do të takohet me Kancelaren gjermane, Angela Merkel në kryeqytetin Berlin të Gjermanisë.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffan Siebert në një komunikatë me shkrim bëri të ditur se Kryeministri Yildirim dhe Kancelarja Merkel do të takohen në orën 16.00 sipas orës lokale dhe më pas do të organizojnë një konferencë të përbashkët për shtyp, ku do t’iu përgjigjen pyetjeve të gazetarëve.

Pritet që Kryeministri Yildirim pas takimit me Merkel të kalojë në Munih, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Munihut, gjatë të cilit do t’iu drejtohet pjesëmarrësve në këtë konferencë.

Parashikohet që Kryeministri së bashku me delegacionin të ketë edhe takime me përfaqësuesit e vendeve tjera si dhe të zhvilloj takime dypalëshe dhe mes delegacioneve./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne