Shqiperia

Taksa e “Rrugës së Kombit”, Panariti: Ky është turp kombëtar

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim , Edmond Panariti, ka deklaruar se vendosja e taksës së “Rrugës së Kombit” është një turp kombëtar.

Sipas tij, në vend që rruga të lidh dy shtete, ajo sot bërë rolin e ndarjes mes popullit shqiptar.

Statusi i plotë:

Unë një shpulle ty sot, ti dy shpulla mua neser, derisa të dy te shtrihemi dhe të mos ngrihemi më!…….. Shqiperi – Kosove, po i ngrene mure njeri tjetrit në vend që të ndertojne ura perbashkuese .?!…Rruga e Kombit, Tirane – Prishtine, është simboli i kesaj ndarje! Sepse rruga ” panshqiptare”, aorta e Kombit, po kthehet në shteg “sinoresh tarifore,” të dy qeverive ! Ky eshte një turp për të dy palet! Përtej “fasadave” ceremoniale të mbledhjeve të dy qeverive, per heqje te barrierave, krijim zonash te lira, njesim procedurash dhe tarifash, vendimi i parë i perbashket i të dy palëve, në fakt duhet të ishte administrimi me fond të perbashket buxhetor te dakordesuar i kësaj pasurie të perbashket kombetare, me procedura, plane dhe sipermarrje te njesuara ose vendosja e një tarife unike për shqiptaret dhe perdoruesit e saj ne te dy anet. Kjo nuk ndodh se palet as degjojne dhe as nuk i flasin njeri tjetrit. Por sterkembeshat dhe hendeqet, nuk prekin vetëm levizjen dhe transportin e shqiptareve. Dy vendet bllokojne me zell, prodhimet dhe eksportet e ndersjellta me procedura, protokolle dhe analiza te dyshimta! Kosova, bllokon qumeshtin e Shqipërisë, Shqiperia bllokon miellin e Kosoves. Kosova pergatitet te bllokojne frutat dhe perimet e Shqiperise. Unë një shpulle sot, ti dy neser dhe unë tre pasneser, derisa te dy të shtrihemi dhe te mos ngrihemi më!! Kur nuk integrohemi mes vetit, si do te integrohemi me te tjeret?!

Burimi: BalkanWeb

OPINIONE