“Taksistët e Stambollit bëjnë apel për bojkotim të mallrave izraelite dhe amerikane”

Me protestat e shumta që janë realizuar në mbarë Turqinë pas vendimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit janë bashkuar edhe taksistët. Reagimin e tyre taksistët e shprehën duke formuar autokolona të gjata në rrugët e Stambollit dhe duke i rënë borisë. Ata thanë se kishin dalë në rrugë me flamurin turk dhe palestinez në dorë për të protestuar vendimin e Trumpit, për të cilin pohuan se është një vendim i paligjshëm dhe nuk do të njihet asnjëherë nga bota myslimane. Taksistët u mblodhën para Konsullatës së Përgjithshme amerikane në Stamboll dhe bënë thirrje për bojkotim. Kryetari i Shoqatës së Bashkuar të Taksistëve të Stambollit, Hysejin Duman (Hüseyin Duman) tha: “Ne si tregtarë dhe shoferë të taksive kemi marrë vendim për të bojkotuar të gjitha produktet me origjinë amerikane dhe izraelite”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne