Taktika e re e Koresë Veriore për deshifrimin e Donald Trump

Qeveria e Koresë së Veriut po përpiqet fshehurazi të afrohet me analistët që janë të afërt me Partinë Republikane, në një përpjekje për të kuptuar presidentin amerikan Donald Trump.

Presidenti i Koresë së Veriut Kim Jong-un dhe presidenti amerikan Donald Trump kohët e fundit kanë rritur kërcënimet kundër njëri-tjetrit, megjithatë, Penini vazhdon programin për të rënë në kontakt me analistë amerikanë për çështjet e Azisë që janë të afërt me Partinë Republikane. “Shqetësimi i tyre numër një është Trump. Ata nuk mund t’a kuptojnë atë”, tha një person i cili posedon të dhëna të drejtpërdrejta në lidhje me këtë çështje. Me tensionet e përshkallëzuara mes dy shteteve të armatosura bërthamore, një qasje e tillë do të bëhej më urgjente pasi që keqkuptimi mund të shndërrohet në katastrofë. Në një fjalim në sesionin e 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara Trump kërcënoi me “shkatërrim” vendin aziatik me një popullsi prej 26 milionë banorësh. Peniani akuzon Shtetet e Bashkuara se po planifikojnë të pushtojnë shtetin e izoluar nga dhjetëra mijëra trupa të vendosur në mënyrë të përhershme në Korenë e Jugut dhe Japoni. Prandaj, Koreja Veriore vazhdon me testet e raketave dhe bombave bërthamore si pjesë e programit të saj të zhvillimit të armëve me qëllim që të përballet me politikat ekspansioniste të SHBA dhe aleatëve të saj.

Dy nga analistët që deri tani kanë folur për mungesën e bisedimeve zyrtare diplomatike janë Bruce Klingner dhe Douglas Paal, të cilët kanë refuzuar të angazhohen në këtë drejtim. Klingner është një ish-analist i CIA-s që punon si ekspert i lartë për Korenë e Veriut për Fondacionin Konservator të Trashëgimisë, i cili ka shumë ndikim tek Trump për çështje si ndalimi i udhëtimit në SHBA dhe për shpenzimet e mbrojtjes. “Ata janë në një nuancë të re për të arritur tek studiuesit dhe ish-zyrtarët amerikanë”, tha ai. “Ndërsa takimet e tilla janë të dobishme, regjimi dëshiron të dërgojë një mesazh të qartë, dëshiron të arrijë direkt në qeverinë amerikane”. Paal, i cili është nënkryetar Fondacionit Carnegie për Paqen Ndërkombëtare, shërbeu si ekspert i Azisë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare nën udhëheqjen e presidentëve Ronald Reagan dhe George W. Bush. Ngjashëm si Klingner, i cili hodhi poshtë ftesën për ndërmjetësim me Korenë e Veriut, Paal gjithashtu refuzoi të organizonte bisedime midis zyrtarëve amerikanë dhe atyre të Koresë së Veriut në një vend neutral si Zvicra. “Koreja e Veriut është padyshim e gatshme të japë një mesazh. Por unë mendoj se ata janë të interesuar vetëm për të realizuar disa udhëtime, për të dalë jashtë vendit pak”, tha Paal. Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut janë ende teknikisht në luftë me Korenë e Veriut, sepse konflikti i Koresë i viteve 1950-53 përfundoi me një armëpushim dhe jo me një traktat paqeje./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne