Tanket e Izraelit sulmojnë për të tretën ditë me radhë ushtrinë siriane

Tanket e Izraelit për të tretën ditë me radhë sulmojnë pozicionet e ushtrisë së Sirisë në rajonin Kunejtra në jug të këtij vendi.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se pas pretendimeve të regjimit sionist për hedhjen e disa predhave nga territori i Sirisë në Golanin e Okupuar, mediat sionist kanë njoftuar se tanket izraelite përsëri kanë sulmuar pozicionet e ushtrisë së Sirisë në Kunejtra. Kanali informativ “I 24 News” duke cituar burimet e ushtrisë izraelite, njoftoi se hetimet në lidhje me predhat e shpërthyera ndoshta kanë qenë mbetje të luftës së Kunejtras, nuk kanë sjell ndonjë rezultat. Ushtria e regjimit sionist në dy ditët e kaluara ka sulmuar disa herë me tanke dhe me avionë pozicionet e ushtrisë siriane./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne