Tanku rus qëllohet nga droni amerikan në Siri

Agjencia e lajmeve Reuters ka njoftuar se një tank ruse në zonën Al-Tajba në Siri është qëlluar nga një dron amerikan.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, duke cituar agjencinë e lajmeve Reuters, zyrtarë amerikanë të martën, kanë pretenduar se një dron amerikan ka shkatërruar një tank ruse (T 72) të dielën në Siri. Sulmi i cili ndodhi pranë zonës Al-Tajyba në provincën Homs, perëndim të Sirisë, është ofensiva e dytë kundër pozicioneve të mbështetësve të qeverisë siriane në më pak se një javë. Jeffrey Haringen, komandant i lartë i Forcave Ajrore të SHBA në Lindjen e Mesme, nuk pranoi të komentonte se kush gjendej brenda në tank. Ndërkohë, një zyrtar amerikan i cili ka kërkuar të mbetet anonim, pohoi se të paktën dy ushtarë që mbështesin Sirinë u vranë në një sulm të kryer nga një dron amerikan. Dhjetëra njerëz u vranë në një sulm të kryer nga forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA më 8 shkurt 2018 ndaj pozicione të forcave aleate të ushtrisë siriane në provincën Deirul Zur në Sirinë lindore./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne