TAP: 3 qytetet që do të përfitojnë nga masterplani i gazifikimit

Kryeministri Edi Rama ku mori pjesë dje në punimet e stacionit të kompresorëve të gazit, një vepër e projektit të gazsjellësit TAP.

Në fjalën e tij, Rama tha se ky projekt do të fillojë punën në 2020 dhe gjeneron vende pune.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri ka vlerësuar punën për ndërtimin e këtij investimi, duke theksuar se gazsjellësi do të ndikojë drejtpërdrejt në ekonominë shqiptare.

Tre do të jenë qytetet që do të përfitojnë nga masterplani i gazifikimit.

“Zona e parë përfituese dhe strategjike e gazit në Shqipëri do të jetë trekëndëshi Ballsh–Fier Patos”, tha Rama.

Kryeministri shtoi gjithashtu se pjesa më e madhe e fuqisë punëtore në gazsjellësin TAP, janë vendase dhe kjo do të ndihmojë në rritjen e kapaciteteve të tyre profesionale.

“Jam krenar për faktin se kur kemi nisur këtë punë nga ana e palës që financon dhe administron na është shprehur dhe shqetësimi se mos vallë Shqipëria kthehej në pengesë për shkak të burokracisë dhe problematikave.

Sot pala që investon e ka thënë që Shqipëria ka qenë një surprizë pasi nuk ka pasur asnjë lloj pengese apo vonese nga pikëpamja e marrëdhënieve administrative për asnjë lloj arsyeje, për lejet e të gjitha natyrave.

Ky është një shembull shumë pozitiv që për ne është edhe një provë që angazhimi në projekte të tilla nëse është i mirëstrukturuar mund të sjellë zero pengesa administrative duke garantuar shpejtësi dhe cilësi.

Projekti në të gjithë hallkat deri tani nuk ka shënuar asnjë vonesë. Mbi 70% e fuqisë punëtore është vendase. Janë vende të reja pune duke ndikuar në rritjen e kapaciteteve profesionale dhe teknike”, deklaroi Rama.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne