Tatarstani po prodhon një film dokumentar mbi Kur’anin

Një film dokumentar rreth Kur’anit të Shenjtë po prodhohet në Republikën e Tatarstanit, Rusi.

Qendra Kulturore Iraniane në Rusi citoi faqen e Departamentit Fetar të Muslimanëve të Tatarstanit që thoshte se filmi përmban historinë e Kur’anit në këtë republikë.

Ai gjithashtu diskuton përpjekjet e bëra nga figurat fetare të Tatarstanit për të përhapur mesazhin e Kur’anit dhe botimin e tij.

Yafim Rizvan, një studiues rus i Islamit dhe Kur’anit, dhe Michael Petrovsky, një studiues i shquar i Islamit dhe Drejtori i Përgjithshëm i Muzeut të Shtetit në Shën Petersburg, janë ndër ekspertët që kontribuojnë në këtë dokumentar.

Filmi është ide nga Departamenti Fetar i Muslimanëve në Tatarstan.

Republika e Tatarstani është një subjekt federal i Federatës Ruse, që ndodhet në rrethin federal të Vollgës.

Kryeqyteti i saj është qyteti i Kazanit. Islami është besimi fetar i mbi gjysmës së popullit në Tatarstan, pasi 55 përqind e 3.8 milion popullsisë është muslimane.

Burimi : IQNA / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne