Shqiperia

Tatimet/ Biznesit të vogël i mblidhen detyrimet me forcë, VIP-at nuk paguajnë

Administrata Tatimore, ka vendosur ka filluar procedurën e mbledhjes me forcë për ato biznese që nuk kanë paguar tatimet në afat.
Bëhet fjalë për 17,931 subjekte që kanë detyrime ndaj tatimeve raporton Monitor. Por ndërsa të vegjlit do t’i nënshtrohen sekuestrove dhe bllokimit të llogarive bankare, bizneset e mëdhe vazhdojnë të tolerohen, megjithëse shifrat e borxhit janë në shuma të konsiderueshme.
Bëhet fjalë për 74 biznese VIP (të regjistruar në Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj). Pjesa më e madhe e këtyre bizneseve janë kompani nga sektori i naftës dhe ndërtimit dhe janë përfshirë tashmë në një proces falimenti. Në listën e zezë të tatimeve janë emra të njohur të biznesit, si kompania e Përpunimit të Naftës, ARMO, Deveron Oil Albania, TEA Construksion, Çilotaj Group, Filanto, Petrolimpex, ERI Fruit, Transpetrol, Rrajca etj. Ndërkohë pjesë e Listës janë të gjitha kompanitë e Grupit “Taçi OIL” tashmë në falimentim. Lista dominohet me se shumti nga biznese të sektorit hidrokarbur, ku spikasin Rira, Anoil, Viloil, FIT-MEK-OIL, Globoil, Petrol impex, Transpetroli, Kuid, Taci Oil.
Tatimet bënë të ditur më herët se ndërsa borxhi tatimor total kap vlerën 147 miliardë lekë vetëm borxhi i ri tatimor nga 1 janari në fund shtator 2017 vlerësohet në 35 miliardë lekë kurse detyrimet e arkëtuara për të njëjtën periudhë janë në masën 15 miliardë lekë.
“Duke marrë parasysh fshirjet e detyrimeve tatimore të zbatuara deri tani gjatë muajit tetor, shuma totale e borxhit zbret në 111.7 miliard lekë dhe duke zbritur këtu edhe 37.338.391 mijë lekë detyrime në proces shqyrtimi gjyqësor, kjo shumë zbret 74.4 miliard leke” pohojnë Tatimet.
Aktualisht kompania me detyrimin më të lartë në tatimeve është OSHEE me 12 miliardë lekë. ARMO ka 9.5 miliardë lekë detyrime (nga 26 miliardë lekë në fund të 2016-s, pasi ka përfituar nga fshirja). I treti është KESH me 6.9 miliardë lekë. Më pas renditet IRTC (që menaxhon aktualisht ARMO) me 3.8 miliardë lekë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

OPINIONE