Tatimet: Detyrimet tatimore për bizneset e falimentuara pushojnë datën e likuidimit

Bizneset që janë në procedura falimenti do të vijojnë të jenë subjekt i detyrimeve tatimore deri ne datën e likuidimit. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron se, në rastin e një personi juridik të likuiduar, kjo datë nënkupton vendimin ku gjykata autorizon Administratorin e falimentin për të bërëlikuidimin e mjeteve monetare dhe sendeve të mbetura të kompanisë ndaj kreditorëve.

Mirëpo për të arritur deri data e likuidimitbizneset e falimentuara praktikisht duhen të kalojnë në një sagë të gjatë procedurash ligjore që kërkojnë një kohë të gjatë nëdispozicion, por që kanë edhe kosto.

Praktikisht çregjistrimi i biznesit bëhet pasi të jenë paguar të gjitha detyrimet tatimore të papaguara, dhe pasi të kenë paraqitur pranë administratës tatimore pasqyrat financiare dhe deklaratat tatimore për veprimtarinë ekonomike të kryer nga data e mbylljes së periudhës së fundit tatimore dhe gjatë procedurës së likuidimit.

Nëse pas 30 ditëve pune nga data e dorëzimit të pasqyrave financiare të mbylljes, organi tatimor kompetent nuk ka paraqitur ndonjë kundërshtim me shkrim, Qendra Kombëtare e Regjistrimit ose gjykata kryejnë menjëherë çregjistrimin e subjektit.

Në rast se administrata tatimore e kundërshton çregjistrimin, atëherë tatimpaguesi ka shuma të papaguara të detyrimeve tatimore ose ka deklarata të padërguara.

Nëse tatimpaguesi i ka shlyer të gjitha detyrimet tatimore dhe organi tatimor kompetent nuk ka tërhequr kundërshtimin, atëherë subjekti mund t’i paraqesë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dokumentin që vërteton shlyerjen e shumës totale të detyrimeve tatimore, të gjobave dhe interesave të përcaktuara. Në këtë rast Qendra Kombëtare e Regjistrimit kryen menjëherë çregjistrimin e subjektit.

QKB ose gjykata nuk mund të kryejë çregjistrimin, në qoftë se brenda afatit 30-ditor, administrata tatimore e kundërshton me shkrim çregjistrimin.

Brenda 10 ditëve pune nga data e paraqitjes së kërkesës për çregjistrim, Drejtoria Rajonale Tatimore verifikon situatën e tatimpaguesit e njofton njëkohësisht QKB-në ose gjykatën dhe tatimpaguesin.  Kur organi tatimor, sipas analizës së riskut, gjykon se është e nevojshme të ushtrojë kontroll në mjedisin ku ushtron veprimtarinë subjekti, atëherë ky afat nuk mund të jetë më shumë se 30 ditë pune, përfshirë kryerjen e kontrollit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne