Tatimet ftojnë qytetarët: Të luftojmë së bashku evazionin fiskal, vëmendja në zonat turistike

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve na ka ftuar të gjithëve të luftojmë së bashku evazionin fiskal për një ekonomi të shëndoshë dhe më shumë shërbime publike.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, përpos përpjekjeve dhe punës së përditshme në lidhje me formalizimin e operatorëve ekonomikë, vazhdon të fokusohet në betejën me evazionin fiskal në vend, me vëmendje të shtuar së fundmi në zonat turistike.

Beteja me evazionin fiskal është më e vështirë sesa beteja kundër informalitetit, prandaj dhe DPT ka kërkuar në çdo moment bashkëpunimin me qytetarët. Denoncimi prej tyre i mosdhënies së kuponit tatimor, çmimeve të larta të cilat nuk deklarohen në fatura apo i fenomeneve të tjera, është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e ekonomisë sonë.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ju bën thirrje bizneseve kudo ku ata ndodhen, që kjo nuk është një luftë kundër tyre, por një betejë e përbashkët për të ardhmen e ekonomisë së vendit. Ata mund të gjejnë në çdo kohë bashkëpunimin me administratën tatimore, por nuk do të gjejnë kurrë pakte korruptive me asnjë punonjës të administratës tatimore në betejën tonë me evazionin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne