TDV do të shpërndajë 55 mijë Kuranë në 17 vende në 10 gjuhë të ndryshme

Vakëfi i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV) në muajin e ramazanit do të shpërndajë 55 mijë kopje të Kuranit në 17 vende në 10 gjuhë të ndryshme.

Në kuadër të projektit “Le të jetë Kurani dhurata ime”, TDV do të dhurojë Librin e Shenjtë të Islamit për besimtarët myslimanë në Sri Lanka, Kolumbi, El Salvador, Guatemala, Belize (Amerika Qendore), Haiti, Panama, Kili, Ekuador, Peru, Malavi (Malawi), Zimbabve, Gana, Kazakistan, Republika Autonome e Nahçivanit (Nakhchivan), Siri dhe Kenia.

55 mijë Kuranë në turqisht, frëngjisht, anglisht, spanjisht, arabisht, kazakisht, azerbajxhanisht, javanisht, gjuhën tamile dhe gjuhën kurde do të dhurohen për myslimanët në 17 vende të botës.

Vakëfi i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë, që zgjat dorën e ndihmës aty ku ka nevojtarë, të vuajtur dhe të mjeruar, me rastin e muajit të ramazanit zhvillon programe iftari dhe aktivitete me rastin e ramazanit në 84 vende dhe 326 rajone të botës./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne