Të agjërueshëm dhe në finale, Klopp: asnjë problem, besoj te aftësia e Salah dhe Mane

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, tha se nuk ka absolutisht asnjë problem që dy yjet e ekipit të tij, Muhammed Salah dhe Sadio Mane do agjerojnë dhe në ditën e finale së madhe të Champions League, e cila luhet të shtunën në mbrëmje Madrid.

Salah dhe Mane janë muslimanë dhe që të dy agjërojnë rregullisht këtë muaj Ramazani. Klopp tha se tha kjo zgjedhje ishte çështje personale e tyre.

“Besimi është një çështje private, të paktën unë kështu e shikoj. E respektoj Islamin si një fe, të cilën besoj se është e bukur. Ajo që mund të them është se çdo gjë do të jetë mirë kur vjen puna te Salah dhe Mane”.

Kujtojmë se në ndeshjen gjysmëfinale, asaj mes Ajax-it dhe Tottenham-it, tre futbollistët holandezë ishin me agjerim. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne