Te akuzuarit e Kumanoves: Pse nuk e keni thirr Shenasi Memedin

Të akuzuarit e rastit të Kumanovës u revoltuan kur e panë që edhe në seancën e sotme nuk ishte prezent dëshmitari nga shërbimi sekret, Shenasi Memedi. Të akuzuarit, raporton SHENJA, e kritikuan gjykatësen përse nuk e kanë detyruar ose nuk e ka sjell me polici, por gjykatësja refuzoi të përgjigjet duke thënë se ata kaun dërguar ftesë në mënyrë të rregullt, por Shenasi Memedi nuk është përgjigjur.

Avokati mbrojtës Naser Raufi, përsëri kërkoi heqjen e trupit gjykues pasi dyshon në paanshmërinë e tyre dhe në paanshmërinë e prokurorisë për krim të organizuar.

Naser Raufi tha se gjykata qëllimisht po e përdor faktorin kohor si arsye për gjoja mospranimin e një mori provash.

Shkaku për ndërrimin e trupin votues, gjykatësja dha një pauzë disa minutëshe deri sa të merret vendimi. Teksa zhvillohej gjykimi disa të akuzuar në shenjë revolte për shkak mungesës së Shenasi Memedit kërkuan që të dalin jashtë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne