“Të bëhen ‘burra’ e të mos shkelin kurrë në këtë rrugë”, ja kë ‘paralajmëron’ Rama

Kreu i Qeverise, Edi Rama ka ndare me ndjekesit e tij ne Facebook, fotot nga nisja e punes per rrugen turistike të Thethit.

Rruge ne te cilen sipas tij, “pas 30 vjetësh premtime e zhgënjime ka nisur puna, tamam siç ishim zotuar, për t’i dhënë një shtysë të fortë zhvillimit të turizmit malor në Qarkun e Shkodrës”.

Ne fund, kryeministri ka edhe nje mesazh thumbues per gjithe ata qe ironizuan me projektin 3D.

“Ata që para disa javësh në këtë faqe e përqeshnin postimin e videoprojektit të kësaj rruge turistike në 3D, të bëhen “burra” e të mos shkelin kurrë në këtë rrugë“- shkruan Rama. 

Postimi i Rames

JA EDHE KANTIERI I SAPONGRITUR i rrugës turistike të Thethit, ku pas 30 vjetësh premtime e zhgënjime ka nisur puna, tamam siç ishim zotuar, për t’i dhënë një shtysë të fortë zhvillimit të turizmit malor në Qarkun e Shkodrës, si edhe një mbështetje të madhe banorëve të asaj zone të bekuar, të cilët edhe pse thuajse të izoluar nga bota, kanë ndërtuar me mund e mençuri një model biznesi të admirueshëm duke e kthyer traditën e mikpritjes në burim ekonomik? #RESPEKT?

• Rruga e re nis në Qafë Thore e përfundon në qendrën e Thethit

• Afati per realizimin e punimeve 10 Muaj – Korrik 2020

• Ata që para disa javësh në këtë faqe e përqeshnin postimin e videoprojektit të kësaj rruge turistike në 3D, të bëhen “burra” e të mos shkelin kurrë në këtë rrugë?

#MalësiaTuristikeqëDuam??
#ShqipëriaqëDuam☀️??

   

Save

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne