Të burgosurit në Francë lihen në meshirë të fatit, gardianët e burgjeve nisin grevë mbarëkombëtare

Një seri sulmesh ndaj rojeve të burgut nga të burgosurit në institucionet anembanë Francës kanë çuar në një grevë mbarëkombëtare në vend.

Sindikatat kanë kryer një “bllokadë totale” të burgjeve të hënën, pasi mosmarrëveshja e tyre me qeverinë mbi përmirësimet e sigurisë dhe rritjen e pagave hyn në javën e saj të dytë. Ministri francez i drejtësisë Nicole Belloubet tha se do të takohet me krerët e sindikatave në përpjekje për t’i dhënë fund krizës. Javën e kaluar, sindikatat hodhën poshtë propozimet e qeverisë për t’i dhënë fund grevave. Rojet në burgjet anembanë vendit, përfshirë institucionet e sigurisë së lartë janë ftuar të marrin pjesë në protesta. Greva vjen pasi një numër i madh gardianësh u plagosën gjatë trazirave në disa burgje.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne