Të burgosurit palestinezë nën masa të rrepta izralite

Një burg izraelit ka filluar masa të dhunshme ndaj të burgosurve palestinezë në burgun Ofar, në perëndim të Ramallahut, tha sot një grup palestinez i të burgosurve.

Megjithëse numri i të burgosurve të lënduar nuk është i qartë, katër të arrestuar lidhen me hetime dhe 38 të arrestuar janë transferuar në burgjet e tjera izraelite përfshirë Ramon, Negev dhe Nafha, tha Shoqëria e të Burgosurve Palestinezë (PPS).

Më tej shtohet se burgu Ofar ka rreth 2.000 të arrestuar palestinezë, përfshirë të mitur.

Të hënën, mediat izraelite pohuan se një gardian izraelit u plagos lehtë pasi u godit me thikë nga një i arrestuar palestinez në burgun Ofar. E përditshmja izraelite Yedioth Ahronoth tha se i arrestuari i përket lëvizjes Hamas.

Sipas shifrave zyrtare palestineze, mbi 5.500 palestinezë aktualisht janë duke vuajtur në burgjet e vendosura në gjithë Izraelin./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne